E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRTRSH miraton ndryshimin e destinacionit të Parkut të Vlorës nga "Park Industrial dhe energjetik" në "Park industrial"

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e tij të sotme vendimin për ndryshimin e destinacionit të Parkut Vlorë nga "Park industrial dhe Energjetik në "Park Industrial".

Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim merret në përputhje me zotimin e qeverisë dhe vendimin e prerë që në Vlorë të mos ketë park energjetik. Kryeministri tha se në Vlorë "mbetet vetëm TEC-i prej 90 megavatësh, gjysma e kapacitetit të TEC-it të Fierit, si dhe mbeten depozitat e Petrolifera-s, të cilat janë strikt vetëm depozita dhe në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj impianti tjetër"

Kryeministri kërkoi që Dhoma e Tregtisë së Vlorës dhe bashkia e këtij qyteti të bashkëpunojnë dhe të sjellin sa më shpejt në KRRTRSH projektin për një park industrial në këtë qytet. Ky projekt, tha Kryeministri, është shumë i nevojshëm për qytetin e Vlorës dhe e shndërron këtë qytet dhe zonat përreth tij në një gjenerator shumë të madh punësimi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›