E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i KRRTRSH për ndërtimin e Zonës Industriale në Koplik, Shkodër krijon lehtësira për investitorët

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi sot studimin urbanistik për zonën industriale, me sipërfaqe 65 hektar në Koplik, Shkodër.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar studimin e paraqitur nga një grup investitorësh italianë, u shpreh se toka për zbatimin e këtij projekti është tokë publike dhe do të jepet në kuadrin e nismës "Një euro". Krahas kësaj, theksoi Kryeministri, do të shqyrtohet i gjithë kuadri ligjor i taksës lokale, i cili nuk duhet të përfshijë parqet industriale. Kryeministri tha se duhen të bëhen ndryshime ligjore të përshtatshme, në mënyrë që të mund të lehtësohet dhe më shumë ardhja e investitorëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›