KRRTRSH miraton planin e zonave turistike
08/05/2005 Anashkalohet Kashari
POGRADEC – Për të bërë mbledhjen e radhës, KRRTRSH këtë radhë zgjodhi qytetin e Pogradecit. Pikërisht miratimi i planit urbanistik për këtë qytet ishte i pari në rendin e ditës.
Më pas u pasua me diskutime dhe miratime të planeve turistike për qytetin e Shkodrës, Elbasanit, duke mos harruar edhe masterplanin unifikues të zonës turistike Shkëmbi i Kavajës-Golem-Mali i Robit, Kavajë. Megjithëse dihet shumë mirë se kjo zonë ka mbetur në hije për shumë vite me radhë dhe nuk është bërë asnjë lloj investime për të përmirësuar turizmin, dje u deklarua nga Kryeministri Fatos Nano se, ky masterplan ka si qëllim të lidhë studimet urbanistike duke funksionuar organikisht. U fol se brenda një periudhe të caktuar, këto zona, tashmë të quajtura të lëna pas dore, do të lidhen me rrjete inxhinierike si rrjeti i furnizimit me ujë, rrjeti i shkarkimit të ujërave të bardha e të zeza, si dhe rrjeti me energji elektrike.
Temë e ditës ishte edhe masterplani për zhvillimin urbanistik të zonës turistike Spille. Kjo zonë turistike përbëhet nga një sipërfaqe prej 430 ha. Kriteret e këtij masterplani janë që kjo zonë turistike të jetë e nivelit të mesëm. Dje u miratua në parim edhe sheshi e leja e ndërtimit për objektin 12 metër, 18.8 metër dhe 85 metër të lartë, me destinacion godinë polifunksionale katër kate nën tokë, në rrugën "28 Nëntori" në qendër të qytetit të Tiranës.
Ndërsa nuk u fol për zonën e Kasharit, për të cilën ka patur shumë diskutime dhe polemika.
Të gjitha studimet urbanistike të qyteteve të mësipërme, sipas ministrit të Pushtetit Vendor, Ben Blushi, u miratuan në koncept. Pjesa teknike, sipas tij, i lihet bashkive. Në plan të parë dje ishte studimi urbanistik i qytetit të Pogradecit. Në mbledhje, përveç Kryeministrit që e drejtoi, ishin edhe ministra të tjerë. Ndërmjet tyre dhe ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, i cili do të kandidojë për herë të dytë në këtë qytet. Për këtë qytet u tha se është marrë parasysh ruajtja e kontaktit të qytetit me vijën liqenore. I gjithë bregu është lënë pa prekur, ndërkohë që do të ruhen edhe ndërtesat e vjetra, që i përkasin viteve ‘20-‘30. Nuk do të ketë ndërtesa më të larta se 7 kate, ndërkohë që, aktualisht, është ndërtuar një pallat 12-katësh. Do t'i jepet përparësi zgjerimit të rrugës në hyrje të qytetit si dhe ngritjes së një moli. Po kështu u tha që turizmi në këtë qytet do të ketë përparësi.
Aktualisht, turizmi është në gjendje të mjeruar. Gjithsej në qytet për zonën e verës shfrytëzohen 700 shtretër. Ky numër pritet të shkojë 3000-4000 shtretër. Gjithçka është vetëm një studim. Për të kaluar në zbatim do të duhet kohë. Gjetja e fondeve për pjesën që i takon bashkive është e vështirë. Po kështu do të ketë pengesa edhe me shpronësimet e pronarëve që kanë ndërtesat e vjetra buzë liqenit. Dje në Pogradec u inaugurua edhe rruga e kalasë, me një gjatësi 1150 metra. Për këtë rrugë, ku përfshihen kanalizimi dhe ndriçimi, për të mos folur për asfaltin që ishte i dobët, janë shpenzuar 26 milionë lekë të reja.