E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga nënës, braktisi foshnjen dyditëshe

08/05/2005  Klementina Kuqi dyshohet të këtë braktisur të porsalindurin për shkaqe ekonomike

VLORE – Pranga nënës që braktisi foshnjen e saj të porsalindur tri ditë më parë. Policia e Vlorës përveç hetimeve intensive gjatë dy ditëve të fundit, ka aritur në konkluzionin se përgjegjës për braktisjen e fëmijes është nëna e tij, Klementina Kuqi, 31 vjeçe, banore e lagjes “24 Maji”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit të Vlorës, mësohet se një 31-vjeçare, e martuar dhe me fëmijë, është arrestuar, pasi është e dyshuara kryesore për kryerjen e veprës penale të “braktisjes së fëmijës me rrezik jetën e tij.”

Shkaku i braktisjes, sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet që të jetë gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën ndodhet gruaja që gjithsesi nuk e ka pranuar faktin se ka qenë ajo që ka braktisur fëmijën, dy ditë më parë, në afërsi të stacionit të trenit të qytetit bregdetar.

Nëna

Sipas agjentëve të policisë së Vlorës, nëna, edhe pse nuk e ka pranuar fillimisht akuzën e braktisjes së foshnjes, nuk ka dhënë motivin e braktisjes më vonë, por agjentët e policisë mendojnë se nëna ka një gjendje ekonomike mjaft të dobët dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i braktisjes së fëmijës së saj.

“Me mjaft vështirësi - pohoi zëdhënësi i policisë, Enkelejd Selmani - policia arriti të gjejë nënën e fëmijës, pasi në komisariat u shoqëruan 3 gra, që u menduan nga policia si nëna të mundshme. Pas një pune hetimore mjaft të ngjeshur, ka vazhduar më tej zëdhënësi i policisë, u arrit që të identifikohej nëna e vërtet e foshnjes.

Ndaj nënës Klementina Kuqi u mor masa e ndalimit, me akuzën e braktisjes së fëmijës me rrezik jetën e tij.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë, e cila do të bëjë edhe hetimet më të thella të shkaqeve që e çuan nënën 31- vjeçare, e martuar me 3 fëmijë, të braktisë fëmijën e saj në stacionin e trenit.

Foshnja

Burime të spitalit të Vlorës pohuan dje për gazetën “Metropol” se fëmijën e braktiur e kanë çuar në jetimoren e qytetit dhe gjendja e tij tashmë është mjaft e mirë. Ky institucion është i specializuar për fëmijë të moshave të vogla.

Por po mbahen kontakte edhe me familjen e tij, sidomos me nënën e tij, që të mund të pranojë fëmijën e saj dhe fëmija t’i rikthehet jetës normale e nëna të lirohet nga hekurat e qelisë së paraburgimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›