E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetë grabiti arkën e shoqërisë, vetë denoncoi në polici

08/05/2005  Hetim në gjendje të lirë për hajdutin e 16 milionë lekëve

LUSHNJE – Hajduti thërret, kapeni hadjutin! Kështu ka bërë arkëtari i një shoqërie në një fshat të Lushnjës, i cili, pasi ka vjedhur nga arka një sasi të konsiderueshme të hollash, ka denoncuar grabitjen. Për këtë, ai ksihte inskenuar edhe një skenë grabitje, ku ishte mjaftuar me thyerjen e xhamit të një dritare. Por, ndërsa në grabitjet e tjera, gjurmët në vendngjarje, janë ato që në të shumtën e rasteve të shpien tek autori, në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Mungesa e gjurmëve kanë ngjallur dyshime dhe kanë çuar tek autori, që kishte bërë denoncimin njëkohësisht. Nga ana e policisë, pasi është hetuar për gati 4 muaj, është zbuluar se autori i kallëzimit të grabitjes së arkës është grabitësi i vërtetë i saj.

Kështu ka ndodhur me shtetasin Gëzim Zeqo, 44 vjeç, nga fshati Biçakaj i Vjetër, në rrehtin e Lushnjës. Burimet e policisë së Komisariatit të këtij rrehti, bënë të ditur se Zeqo, më 26 janar të këtij viti kishte bërë një kallëzim penal për grabitjen e arkës së shoqërisë “Kursim Kredi”, filial i Allkaj Lushnje, ku ai punonte si arkëtar.

Sipas kallëzimit të tij në atë kohë, në arkën e këtij filiali ishin grabitur një shumë prej 1.6 milionë lekë (të reja).

Pas këtij kallëzimi, policia e Lushnjës është vënë në kërkim të autorit, duke investiguar për një kohë të gjatë jo vetëm gjurmët e lëna dhe çdo rrethanë tjetër, por dhe mbi kallëzimin e vetë arkëtarit.

Pas katër muaj hetimesh, ajo i ka dhënë fund dilemës. Autori i grabitjes së arkës së shoqërisë “Kursim Kredi” ka qenë vetë, denoncuesi, arkëtari i saj, Gëzim Zeqo, i cili që prej ditës së djeshme ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Procedimi penal ndaj tij ka nisur për veprën penale të kallëzimit të rremë të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën.

Zeqo, katër muaj më parë, vendosi të grabisë shumën e konsiderueshme të shoqërisë dhe sajoi në godinën e saj një dritare të thyer, nga ku u mendua fillimisht prej policisë se

kishte hyrë grabitësi, por më tej nuk kishte bërë asnjë veprim, ku të liheshin gjurmë. Zeqo është kujdesur që të mos lërë asnjë gjurmë edhe në dritare, gjë që ia vështirësoi pak punën policisë, por njëkohësisht dhe ia bëri të lehtë të vendos që është ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›