Qëllojnë me çifte në derën e shtëpisë
08/05/2005 Prona shkakton sherr mes familjes Krasniqi e Kukaj në Tufinë
TIRANË- Konflikti i pronës degjeneron në të shtëna armësh në Varrezat e Tufinës. Burimet policore të komisariatit numër 4, thanë dje për gazetën se dy vëllezërit Kukaj kanë qëlluar me çifte në drejtim të Mehmet Krasniqit, e më pas janë larguar. Sipas policisë nga kjo ngjarje nuk ka pasur të plagosur, ndërsa paniku që është përhapur në gjithë këtë lagje ka qenë i madh. Më konkretisht Bajram e Xhafer Kukaj kanë shkuar rreth orës 17.00, të ditës së djeshme pranë banesës së Mehmet Krasniqit dhe pasi e kërcënuan me jetë, qëlluan në drejtim të banesës. Për fat të mirë saçma nuk ka zënë asnjë nga anëtarët e kësaj familjeje, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje u larguan menjëherë
Sherre pronash
Pjesëtarët e një familje nga Kashari janë grindur me njëri-tjetrin, dy javë më parë, pas një vendimi të gjykatës, madje edhe të plagosen gjatë grindjes. Gjithçka ka nisur nga një vendimi i Gjykatës së Tiranës, ku ishte dhënë një zgjidhje për një çështje midis Hysni Dervishit dhe djalit të xhaxhait, Ismail Dervishi. Nga padia rezulton se paditësi është është Hysniu, i cili ka paditur djalin e xhaxhait. Prona është në afërsi të autostradës në fshatin Kashar në Tiranë dhe pretendohet nga të dyja palët në proces se është prona e tyre. Seanca filloi në orën 09.30 dhe ka vazhduar për një orë. Në fund, gjykata kishte dhënë zgjidhje për çështjen, ndërsa palët u larguan të qetë, pas përfundimit të saj. Në mjediset e jashtme të Gjykatës, pikërisht në oborrin e Gjykatës së Tiranës, ka “plasur” sherri midis familjes Dervishi. Dëshmitarët thanë se në grindje morën pjesë shumë anëtarë të familjes, madje edhe disa të moshuar, të cilët nuk kanë kursyer edhe grushtet ndaj të afërmve të tyre. Burimet policore thanë se, thika ishte rreth 20 cm dhe në formën e një biçaku dhe njëri prej tyre qëlloi në krah. Të ndaluarit u pajtuan në komisariat dhe konflikti që patën, u zgjidh. Motivet e pronësisë bëhen shkak që një qytetar i lagjes së "Ali Demit", në Tiranë t'i vërë zjarrin shtëpisë së fqinjit. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur ditë më parë dhe si shkaktar i saj është identifikuar Xhafer Dervishi, 54 vjeç. Shtëpia e djegur nuk ka dëme të mëdha materiale, ndërsa Dervishi është vënë nën pranga. Dy javë më parë prona solli sërish sherr në familje. Kësaj radhe janë mjaftuar vetëm kërcënime dhe shkrehje armësh mes vëllezërve në Vaqarr. Sipas policisë, Skënder Shkreta kanosi me armë vëllain e tij për dynymët, që kishin dhe kushëriri i tij, Lulëzim Shkreta, i ka fshehur armën e tipit automatik.