KS: Serbia dhe Rusia kundër rikonfigurimit të UNMIK-ut
Këshilli i Sigurimit i OKB-s ka diskutuar në një seancë të posaçme për Kosovën, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut. SHBA-të, Britania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së në këtë forum mbështetën planet për rikonfigurimin e UNMIK-ut, ndërsa Rusia dhe Serbia përsëritën kundërshtimin e tyre. Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, theksoi se kushtet e reja në Kosovë e kërkojnë rikonfigurimin. Ai pranoi se për vendimet që merr qeveria kosovare nuk konsultohet me të. Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, që ishte i pranishëm në këtë senacë, shprehu gadishmërinë për bisedime të drejtpërdrejta me Beogradin.