E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS përfundon zgjedhjet në njësinë 8 Tiranë

22/03/2005  Idajet Troçe zgjidhet kryetar i KZE

Njësia numër 8 në kryeqytet ka zhvilluar dje zgjedhjen e kryesisë së Komitetit Zonal Elektoral. Duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë" anëtarësia e zonës elektorale numër 32 ka zgjedhur kryetar të KZE-së, Idajet Troçe. Në përzgjedhjen e emrave të kësaj kryesie, kanë votuar rreth 60 për qind e anëtarësisë socialiste në këtë njësi bashkiake. Procesi i përzgjedhjes së kryetarëve të KZE-ve për Tiranën do të vazhojë deri në fund të muajit për t'u pasuar me përzgjedhjen e emrave për kandidatë për deputetë. Aktualisht dhe në rrethe të ndryshme të vendit po zhvillohen përzgjedhjet për kryetarët e KZE-ve. Pas ngritjes së këtyre strukturave në 100 zonat elektorale të vendit, procedura e "një anëtar, një votë" do të pasohet me votimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Sipas kalendarit të PS-së, kjo procedurë duhet të mbyllet para fundit të muajit prill. Ndërkohë do të jetë kongresi i kësaj partie, ai që do të japë veton për listën e kandidatëve për deputetë të PS-së për Kuvendin shqiptar. Përfaqësuesit e PS-së kanë mbështetur zbatimin e parimit "një anëtar, një votë", duke u shprehur se për këtë parti nuk është hera e parë që anëtarësia jep nëpërmjet votës mendimin e saj për politikën socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›