PD-PS sherr për tenderat

22/03/2005 Opozita deklaron 35 milionë dollarë shkelje në prokurimet e drejtëpërdrejta nga vivi 2002
Socialistët publikojnë vetëm 66.5 milionë lek dëme
Tenderat e zhvilluara nga ministritë kanë risjellë dhe një herë sherrin dhe akuzat mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Në përfundim të punës së Komisionit Hetimor, të dy palët kanë paraqitur konkluzione të kundërta. Raporti i hartuar nga përfaqësuesi i PD, Ilir Banom shënon veprime antiligjore, korruptive dhe shpërdoruese të punonjësve dhe drejtuesve të institucioneve të shtetit në vlerën rreth 35 milionë dollarë në dy vjet. Sipas Banosm "kjo shifër është vetëm ajo që është arritur të hetohet për tre muaj punë të komisionit, pasi abuzimet janë akoma më të mëdha". Në të kundërt me këtëm përfaqësuesit e Partisë Socialiste shprehen se shkeljet janë në nivel tepër të ulët, rreth 69 milionë lekë. Ndaj, ata theksojnë angazhimin e mazhorancës në luftën kundër praktikave abuzive dhe korrupsionit. Dje në seancën plenare janë lexuar dy raporte, lidhur me hetimin që i janë bërë prokurimeve publike në Kryeministri dhe ministritë.
Raporti i opozitës
Deputetët e Partisë Demokratike theksojnë se nga hetimet ka rezultuat se Kryeministria dhe ministritë për periudhën 2002-2004 kanë shkelur ligjin për prokurimet publike. Sipas tyrem janë 40.7 miliardë lekë të prokuruaram ku 10.1 miliardë e kësaj shume janë prokuruar me procedura të tenderit të kufizuar, me kërkesë kuotimi, ose me tender të drejtpërdrejtë, duke anashkalur procedurat e tenderit të hapur, kjo me qëllim vjedhjen e shpërdorimin e parave. Ndërkohë që, sipas llogaritjeve, dëmi suplementar i shkaktuar nga shmagia e tenderit të hapur është rreth 1 miliard e 250 milionë lekë, para të cilat për opozitarët, buxheti i shtetit nuk do t'i humbiste në rast se do të përdorej procedura e tenderit të hapur. Gjithashtu, raporti thekson se shumica dërrmuese e vendimeve të qeverise për të lejuar procedura prokurimi të ndryshme nga tenderi i hapur janë shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit "Për Prokurimet Publike". Raporti thekson gjithashtu se vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave janë prokuruar gjatë vitit 2004 rreth 7 prokurime në muaj duke e shndërruar Kryeministrinë në ent prokurues. Gjithashtu janë deklaruar shkelje në të gjitha ministritë. Gjatë vitit 2002-2003, Ministria e Arsimit ka shënuar dëmin më të madh që i ka krijuar Buxhetit të Shtetit me rreth 3 miliardë e 456 milionë lekë vetëm në tendera.
Hetimi i mazhorancës
Ndryshe nga raporti i opozitës, mazhoranca ka sjellë shifra të dëmit të shkaktuar nga prokurimet publike nëpër ministritë dhe në Kryeministri të njëjtat me ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në raportin e tyre, socialistët kanë theksuar masat që janë marrë nga qeveria për të përmirësuar kuadrin ligjor për modernizimin e sistemit të prokurimit publik. Për këtë është krijuar një grup pune, i cili do të punojë për përafrimin e legjislacionit tonë më atë të Bashkimit Evropian. Sipas raportit, Ministria e Arsimit e Shkencës ka shënuar dëmin më të madh nga shkeljet në prokurime. Kjo shifër shkon deri në 66.5 milionë leke.
Ministritë mazhoranca opozita
Rendi 1.3 mijë 1 milard e 853 milionë
Arsimi 66,5 milionë 3 miliardë e 446
Shëndetësia - 106 milionë
Mbrojtja - 743 milionë
Drejtësia - 525 milionë
Kryeministria - 58 milionë