E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimit të naftës, paralizohen linjat ajrore

 

Kriza ekonomike botërore duket se ka prekur në masë të madhe edhe linjat e transportit ajror. Kështu shumë kompani ajrore kudo në botë po hasin vështirësi të mëdha finaciare. Shkak për këtë duket se është bërë rritja e karburanteve, e pasuar kjo edhe me rritjen e çmimit të biletave për udhëtarët. Kështu tashmë linjat ajrore të kompanisë Air Bus janë detyruar të përgjysmojnë udhëtimet për shkak të kostove të larta që po përjeton ky lloj transporti. Nga zyrtarë të kompanisë në Gjermani bëhet e ditur se po zhvillohen negociata për shitjen e tre avionëve në Francë. Rritja e euros në tregun evropian po bën gjithmonë e më të vështirë ecurinë e vazhdimësisë së punës në këtë kompani ajrore. Kjo ka bërë që edhe shumë vende pune të kësaj kompanie të shkurtohen. A380 Super Xhambo, e cila ka qene lider në transportin ajror ndërkombëtar tashmë po përjeton probleme në Francë dhe në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›