E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka 'triumf' në kongresin e PDK, rizgjidhet me 422 vota

 

Nard Ndoka është sërish në krye të Demokristianëve, i rizgjedhur me 422 vota pro, kundrejt 6 votave kundër dhe 32 abstenim. Sapo ka përfunduar kongresi i Partisë Demokristiane siç ishte paralajmëruar nga kryetari aktual Ndoka dhe ku do të vendosej për dy zv/ministrat që dolën jashtë vijës së ndjekur prej tij. Në kongresin e mbajtur sot kanë votuar 460 delegatë për zgjedhjen e kryetarit, ku triumfoi sërish Nard Ndoka. Kongresi i jashtëzakonshëm i PDK-së erdhi si pasojë e përçarjeve mes 2 grupimeve brenda partisë. Ndoka ka ftuar Anton Gurakuqin dje që të përballej sot me të në garë. Sot delegatët e kongresit, kanë vendosur për kreun e PDK-së pas krizës brenda partisë. Ndërsa dje kreu i PDK-së ka deklaruar se ata që kërkonin shkarkimin e tij nuk janë anëtarë të kësaj partie dhe për rrjedhojë kërkesat e tyre nuk kanë asnjë vlerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›