E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superstrada Korçë- Qafë Plloçë, problem për qarkullimin

 

Superstrada Korçë-Qafë Plloçë që po ndërtohet ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Kjo pasi pesë fimrat ndërtuese që po kryejnë punimet në disa pjesë të rrugës, gjatë procesit të gërmimit, nuk kanë bërë nivelimin e duhur. Veçanërisht në pjesën që po ndërtohet në zonën Sovjan- Velitën. Kurse vetë ndërtuesit shprehen se është volumi i madh i punës që ka krijuar vështirësi, veçanërisht në pjesën e ndërtimit të veprave të artit. Administratori i firmës së ndërtimit "Genc-Shijak", Olsi Gjirit është shprehur se 'në prolemet që kanë vështirësuar qarkullimin e lirshëm ka ndikuar edhe moslargimi i tensionit elektrik nga KESH-i dhe policia e qarkullimit rrugor nuk na ka mbështetur në orientimin e automjeteve, veçanërisht në momentet e pikut të punës'.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›