Ruçi: Ndryshimet në kod për ndarjen zonale vënë në rrezik zgjedhjet

09/02/2005 PBDNJ kërcënon të dalë nga koalicioni, po nuk u ndryshua harta e minoriteteve
PD-ja deklarohet se do mbështesë çdo variant që propozohet nga OSBE
Ndarja e re zonale vazhdon të shkaktojë debate në politikën shqiptare, duke lënë pezull një prej çështjeve më të rëndësishme, që ka të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Socialistët deklarojnë se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim të hartës zgjedhore, qoftë ky propozim i OSBE-së që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor, ndërsa demokratët shprehen se do të bien dakord me çdo porpozim që do të vijë nga organizmat ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, tha dje, gjatë një konference për shtyp se varianti i propozuar nga OSBE-ja është në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira dhe idenë e hedhur nga Këshilli i Evropës për këtë çështje "Ekspertët ndërkombëtarë, që i kanë ardhur në ndihmë ekspertëve tanë, janë ndarë në dy linja. Ata të Këshillit të Evropës, kanë bërë planifikimn sipas të dhënave dhe në zbatim të Kushtetutës dhe kodit elektoral që nga jugu i Shqipërisë të largoheshin respektivisht një zonë nga Berati dhe një nga Vlora, dhe të zhvendoseshin një në Tiranë dhe një në Dibër. Me këtë variant PS-ja ishte dakord. Për çudinë e të gjithëve, në kundërshtim me kodin e praktikave të mira, eksperti i OSBE/ODIHR-it hodhi idenë e largimit të dy zonave nga Vlora dhe një nga Berati dhe të vijnë dy në Tiranë dhe një në Dibër", tha Ruçi. Nga ana tjetër, sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, në propozimin e bërë nga OSBE, shkelja qëndron në faktin se nuk merren në konsideratë çështja e pajtimit dhe e mbrojtjes së minoriteteve në ato zona ku ato janë përqëndruar, por flitet për zona etnikisht të pastra. Ruçi deklaroi se maxhoranca nuk do të pranojë rishikimin e kodit zgjedhor në këtë situatë. "Hapja e debatit për ndryshimin e kodit pa hyrë ende në fuqi, do të thotë se Shqipëria është pa zona elektorale dhe nëse hapet ky debat ngelet edhe pa kod elektoral, do të thotë që të vihet në pikëpyetje e gjithë infrastruktura e zgjedhjeve", tha Ruçi.
Opozita
Ndërkohë ekspertët e PD-së akuzojnë maxhorancën se po përpiqet të bllokojnë procesin e ndarjes zonale. Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Fatos Beja, shprehet se opozita do të mbështesë kërkesat e OSBE-së për këtë çështje, me qëllim shmangien e defekteve në ndarjen zonale ekzistuese. Sipas Bejës, ndarja zonale i jep në mënyrë të padrejtë PS-së 5 deri në 7 deputetë më shumë. "Shpreh keqardhjen për një veprim kaq të nxituar nga PS, por PD do të përpiqet të mbështesë kërkesat e OSBE dhe të vijmë te ndarja objektive e zonave zgjedhore, të largohemi nga zonat zgjedhore ekzistuese, të cilat janë defektoze. Sepse japin në mënyrë të padrejtë PS rreth 5 deri në 7 deputetë, ne e pranuam variantin që ofroi OSBE ashtu si ishte bllok si paketë nga njëshi deri te 100 dhe brenda kishte zona që kishin ndryshime, ne na pëlqyen, por edhe që nuk na pëlqyen. Por në total ishin një ndarje, një variant mjaft objektiv mbi bazën e standardeve evropiane dhe në kontekstin e ligjit dhe të marrëveshjes që kanë bërë të dy palët", tha Beja.