ZGJEDHJET, TE GJITHE TE FITUAR
Dy ditë para zgjedhjeve, një gazetar, mik imi i hershëm, më telefonoi e më kërkoi të shprehesha në intervistë se çfarë prisja nga zgjedhjet. Iu përgjigjja se intervista do të ishte e shkurtër, vetëm me dy fjalë: Qetësi dhe reforma demokratike. Me kaq pak fjalë, - ma ktheu gazetari,- s‘ka se si botohet. Dhe kështu e ndërpremë miqësisht bisedën.
Po tani, dy ditë pas zgjedhjeve, gjatë interpretimeve të numërimit të kutisë së fundit, lajmet më nxitën t‘ia plotësoj paksa mikut tim ato dy fjalë, duke qenë se forcat politike të periudhës kalimtare nuk arritën të sigurojnë as paqen, as reformat e domosdoshme, përmes të cilave do të kishim hyrë me kohë në Bashkimin Europian.
Më së pari vura re se, gjatë numërimit të votave, u rrit e po rritet tensioni politik, e më duket se po fillon përdorimi i asaj gjuhe që sjell në politikë grindje, urrejtje, luftë midis "të fituarve" dhe "të mundurve", domethënë dukuri që helmojnë atmosferën e shoqërisë shqiptare. Pati komentatorë që, përfundimet e zgjedhjeve i vlerësuan si rihapje të një tuneli pasigurie, në fund të të cilit s‘duket as një shkëndijë drite, vetëm natë e errët për shumë vjet. Por nga goja e liderëve kryesorë politikë dëgjova edhe ca fjalë të forta e të ëndërruara: Nuk ka as humbës, as fitimtarë; zgjedhjet janë të të gjithë shqiptarëve, të të gjithë kombit!
Fjalë të bukura e historike, në qoftë se janë thënë me sinqeritet. Janë fjalë që, sipas meje, përbëjnë një jehonë të thirrjes së pavdekshme të Rilindësve: Feja e shqiptarit është shqiptaria! Në ato kohë errësire, kishte forca që na ndanin kollaj-kollaj: ca - turq, ca - grekë dhe të tjerët -latinë. Gjithë popullit të arsimuar e të paarsimuar i mjaftonin fjalët rilindëse: Bashkimi bën fuqinë! Kur arrihet kjo prirje, marrin fund përçarjet, armiqësitë e brendshme, luftërat civile, grindjet, që sjellin dhunë, e me këtë armë, ka një shekull që goditen shqiptarët.
Kombi është ndarë më dysh, në kushtet kur ka humbur kuptimi racional i fjalëve "të së majtës" e "së djathtës", që tashmë asnjë forcë politike nuk po tregon aftësi për t‘u rikthyer kuptimin real që kanë pasur e duhet të kenë. Shumica e shqiptarëve janë ndarë më dysh, të paktën këtë e provuan zgjedhjet e fundit. Të paktën, të ashtuquajturat "programe" të partive politike e kanë humbur kuptimin real, human, demokratik të ndarjeve në të majtë e në të djathtë. Në situatën e sotme, ka të majtë që s‘duan të cilësohen "të majtë", siç ka edhe të djathtë që nuk duan të quhen të tillë. Ato programe shqiptare të kundërta s‘kanë aq arsye të shëndoshë e logjikë për t‘i ndarë në kallëpet e përçarjeve tona social-politike, në të majtë apo të djathtë, Merkel apo Sarkozi, Obamën apo Mbretin e Spanjës, e të tjerë. Dëgjova nga fillimi e deri në fund fjalimin e Sarkozisë, Presidentit të Francës para Parlamentit të bashkuar, një fjalim i mençur e i urtë, i denjë për të majtët, të qendrës dhe të djathtët demokratë të Francës, për të përsosur sistemin politik të demokracisë parlamentare, si dhe për të kapërcyer vështirësitë e krizës globale.
Tek ne bëhet e kundërta. Sistemi elektoral që u përdor këtë herë nuk ishte demokratik, qoftë për faktin se synonte të likuidonte gjithë partitë të quajtura "të vogla" (gjë që edhe e arriti me ca bishta "Dushku"), në një vend ku demokracia parlamentare vazhdon të jetë e brishtë. Jam i bindur se për shumë kohë Shqipëria do të ketë nevojë jo për "Dushkun", por për pluralizëm të vërtetë politik dhe për ekzistencën e partive të denja të vogla, që pengojnë autoritarizmin e monopolin e dy krahëve të kundërta. Të ashtuquajturat "programe" të partive politike e kanë humbur kuptimin real, human, demokratik, janë kthyer në ca britma irracionale mitingjesh donkioshoteskë, në garë ulërimash. Rezultatet po tregojnë se nuk ka "shumicë" e "opozitë" të mirëfilltë demokratike. Nëse vërtet të dyja palët dalin në zgjedhje barazim, atëherë e vetmja mençuri, urtësi që rrjedh nga kjo, është të bashkohen, që të fitojnë të gjithë shqiptarët, që të mos ketë gjysmë ose pakicë me humbës. Të dyja palët dhe gjithë partitë parlamentare të krijojnë një Qeveri të vetme Teknike ose të përkohshme të shpëtimit kombëtar, të reformohet sistemi ekzistues elektoral, të caktohet afati i përsëritjes të zgjedhjeve politike. Kjo është utopi? Jemi ngopur me rrena. Nuk është utopike që të krijohet një qeveri e tillë. Na pëlqen një qeveri e përbërë nga njerëz të zotë, që duan të mos ketë humbës, që mund t‘i qetësojnë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve, duke përdorur gjithë epërsitë e mundësitë e gjendjes të sotme të shoqërisë, që kombi të ecë në rrugë progresi, qytetërimi dhe të përfshihet sa më shpejt në Europën e Bashkuar. Sepse po të ndodhë pikërisht ky lloj zhvillimi, do t‘i kthehet Nënës së tyre Shqipëri një e treta emigrante e kombit, e shpërndarë gjithandej. Por po të mungojë qetësia, progresi, mirëqenia, edhe sikur të hapen shpejt portat e BE-së, jam i bindur se do ta braktisë këtë vend edhe një e treta tjetër e shëndoshë, e këtu do mbeten vetëm pleqtë, fëmijët dhe të sëmurët.
Shqipërisë i duhet një qeveri që të ketë një program me pak fjalë, por me punë shumë, qeveri e përbërë nga specialistë e politikanë të aftë e të ndershëm, që angazhohen të realizojnë reformat demokratike, që na i kërkon me të drejtë BE, që të hyjmë si komb me dinjitet, me krenari, vitalitet dhe unitet në Europë, përballë fatit të së ardhmes. Na duhet një qeveri që, në rrethanat e vështira të së sotmes, të kuptohet edhe nga gjithë të huajt se do të jetë jo me fjalë, por me vepra, e angazhuar për ta pajtuar, paqësuar e për ta vënë në lëvizje drejt një progresi e mirëqenieje të merituar, gjithë shqiptarët, me fitimtarë, pa humbës. Kjo është dëshirë e popullit dhe në këtë rrugë hapen portat e historisë së qytetëruar.