E Shtunë, 31 Tetor 2026

SARANDE/ Rruga e jugut,asfaltohen 22 km



SARANDE - Asfaltohen 22 km të superstradës Sarandë–Konispol, një investim i përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, inspektoi dje punimet, ku mori nga përfaqësuesit e firmës garanci për ritme të larta të punës. Deri tani mësohet se ka përfunduar 70 për qind e punimeve.
Superstrada Sarandë-Konispol përbëhet nga dy seksione: Qafë Botë-Krane dhe Krane – Sarandë, me një gjatësi 40 km. “Rruga përbëhet nga 12 ura dhe shumë vepra të tjera arti. Janë asfaltuar 22 km dhe po punohet me ritme te larta në të gjithë segmentin”, u shpreh supervizori i punimeve. Ministri Olldashi gjatë inspektimit u ndal edhe në segmentin turistik Kanali Cukës – Butrint, ku ka filluar asfaltimi i 3 km të para. Ai pohoi ritmin e punës, duke pranuar vonesat e shfaqura gjatë projektit, si pasojë e kalimit të tij në zonat që rezultuan arkeologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›