E Diel, 1 Nëntor 2026

KURBIN/ Kanos me armë, pranga 49-vjeçarit



KURBIN – Kanos me armë, arrestohet 49-vjeçari. Policia e Kurbinit prangosi pasditen e së shtunës Gjovalin Lleshin, me akuzat e kanosjes dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Mëngjesin e së shtunës ai u denoncua nga një bashkëqytetari i tij, Z.LL., po nga Laçi, se i kishte shkuar në oborrin e shtëpisë me armë në dorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas kallëzimit u ushtrua kontroll në banesën e Lleshit, ku u gjetën dhe u sekuestruan: një automatik, 55 copë fishekë, 17 copë kapsolla detonatore si dhe 6 metër fitil zjarrpërcjellës. Materialet në ngarkim të 49-vjeçarit i kaluan policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›