E Hënë, 2 Nëntor 2026

KZE e Elbasanit peticion pro deputetit aktual

22/04/2005  PS Gramsh kundër kandidaturës së Elmaz Sherifit

Nisin reagimet e strukturave të degëve socialiste kundër propozimeve që janë dhënë nga qendra për emrat e kandidatëve për deputetë. Krytari i Partisë Socialiste të Gramshit, Dritan Bici, ka kundërshtuar në emër të Kryesisë dhe komitetit drejtues kandidaturën e përfolur për këtë zonë, deputetin aktual, Elmaz Sherifi. Sipas tij, procesi i përzgjedhjes ka qenë i njëanshëm. Edhe gjatë takimit me të deleguarit e PS, Et´hem Ruka dhe Agron Dibra, reagimet e kryesisë dhe KD janë përcjellë në qendër. Kryetari i degës, Bici, duke kërkuar të reflektohet në lidhje me kandidatin për zonën e Gramshit thotë se humbja mund të jetë shumë e rëndë. Ndërkohë, anëtarët e KZE-së në zonën 55 të Elbasanit kanë kërkuar që Tato të rikandidojë sërish, për këtë i është dërguar një peticion qendrës socialiste. Në peticion kanë nëshkruar 19 anëtarë të KZE, të cilët kanë deklaruar se nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush do të jetë kandidati i tyre, por kërkojnë që të merret edhe mendimi i elektoratit në bazë. L.Lleshi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›