PS: Për 4 vjet do krijojmë lehtësira për 70 mijë apartamente

22/04/2005 Nano premton ndihmë për familjet e reja dhe për ato në nevojë
70 mijë familje në 4 vjet do të përfitojnë nga programi i PS-së për strehimin. Sipas diskutimeve të zhvilluara dje, në tryezën e PS-së për strehimin, prej këtyre 2500 do të jenë banesa me qira, kurse 7500 apartamente do të sigurohen në bashkëpunim me sektorin privat, në mbështetje të programit të banesave me kosto të ulët. Një tjetër formë do të jenë lehtësirat për marrjen e kredive për familjet në nevojë. Përfituesit e kësaj skeme do të jenë familjet e reja, si dhe ato që kanë të ardhura të ulëta. Në fjalën e tij, kryetari i PS-së, Fatos Nano, tha se kriza e rëndë financiare, ekonomike dhe shoqërore, të lidhura me rënien e piramidave, duke përballuar dhe pjesë shumë të ndjeshme të saj, siç ishin humbja e shtëpive për një numër të konsiderueshëm familjesh, për shkak se atraksioni negativ, abuzimi shtetëror me piramidat, i ktheu edhe shtëpitë, të paktat kapitale, me të cilat shumica e shqiptarëve hynë në jetën post-komuniste, në objekte komerciale. "Ne na u desh të fotografojmë realitetet dhe pasojat e një lëvizjeje spontane në 5 vitet e para të tranzicionit, të cilat sot trajtohen dhe kurohen me kuadrin ligjor të legalizimit", tha Nano. Sipas tij, në 8 vjet në Shqipëri janë ndërtuar, sipas vlerësimeve të Qeverisë, rreth 150 mijë strehë, apartamente apo shtëpi të reja banimi, çka sjell përmirësimin e kushteve të strehimit për një popullsi nga gjysmë milioni deri në 700 mijë shtetas. "Me financimet e buxhetit të shtetit, apo të siguruara me mbështetjen e tij, nga qeveria, nga viti 1998 është mundësuar ulja e problemeve të strehimit për 4000 familje në nevojë dhe tashmë ne synojmë që së bashku me ju të konsolidojmë projektin dhe produktin, për krijimin e një Habitati njerëzor të drejtë për shekullin e XXI për Shqipërinë dhe shqiptarët", saktësoi Kryeministri.
Financimet nga buxheti i shtetit do rriten me 50%
Do të ndërtohen banesa sociale me qira
Do të ndërtohen banesa me kosto të ulët
Programe të pajisjes së tokës me infrastrukturë për ndërtim banesash
Politika të veçanta për banorët e pastrehë për shkak të fatkeqësive natyrore
Strategji të veçanta për strehimin e banorëve të zonave rurale
Sigurimi i rreth 70 mijë apartamenteve në total për periudhën 2005-2009