E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ka ende kohë për bashkëpunim”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, synon të ulë tonet e ashpra ndërmjet liderëve të majtë, duke pohuar se ka ende kohë për bashkëpunim. Komentet e tij u bënë pas një takimi që zhvilloi dje me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Sociademokrate, Skënder Gjinushi. I pyetur për koalicionin e përbërë, Milo tha se ende nuk flasim për krjimin e një koalicioni. “Sot kemi pasur një takim miqësor ku kemi shkëmbyer mendime rreth formulës së koalicionit të përbërë dhe rreth bashkëpunimit të mëtejshëm me PS për Kodin Zgjedhor dhe më gjerë, prandaj sot ne, si PDS, shprehim edhe një herë vullnetin për ta vazhduar këtë frymë bashkëpunimi pa përjashtuar as edhe partnerët e tjerë të së majtës, me të cilët, ashtu siç kemi vazhduar takimet deri më sot, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse rrugët për t u marrë vesh ende nuk janë mbyllur”, - tha Milo. Ai shtoi se edhe kolegët e tjerë të së majtës mund të gjejnë formulën më të mirë të bashkëpunimit për të shkuar bashkë në zgjedhje. Në këtë kuadër ai u shpreh se do të vazhdojë të ketë takime edhe me faktorë të tjerë politikë edhe me LSI edhe me Metën, si kryetar i saj duke qenë se është dhe në një grup parlamentar me ta.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›