“Koalicionet presin dhe nuk krijojnë bishtra”
Autori i Lajmit: red.
Sociademokrati Skënder Gjinushi i përgjigjet Ilir Metës duke pohuar se koalicionet e përbëra nuk krijojnë bishtra, por i presin ato. Pak ditë më parë, Meta e ka konsideruar propozim e PS-së për krijimin e koalicionit të përbërë si koalicion bishtash. Gjinushi pohoi dje se është për t u përshëndetur fakti që sistemi i ri zgjedhor nuk i pengon koalicionet. “Duhet kuptuar se kjo është "e reja", pra nuk është se janë shpikur koalicionet, por çdo sistem demokratik e lejon bashkëpunimin e sinqertë dhe të ndershëm dhe të jesh kundër koalicioneve që japin një hapësirë për bashkëpunim, është nonsens politik, sepse çdo hapësirë që rrit bashkëpunimin, që mundëson, është demokratike dhe pozitive”, - tha ai. Gjinushi shpjegoi se koalicionet që parashikon Kodi Zgjedhor janë të tilla që çdo parti mat forcën e vet dhe njëkohësisht jep kontributin që elektorati i majtë të jetë fitues. “Këto hapësira për bashkëpunim janë të sinqerta, të ndershme, nuk janë të imponuara, sepse në rast se do të pengoheshin koalicionet e ligjshme, atëherë kjo do të çonte në aleanca të imponuara dhe, me sa duket, dikujt nuk i pëlqen heqja e aleancave të imponuara”, - u shpreh kreu i PSD-së. Ai pohoi se e majta ka gjithë mundësitë të optimizojë fitoren në 2009-ën dhe që grupi që do të krijohet në bazë të këtyre mundësive do të jetë forca e parë politike. “Forca e parë do të na takojë neve, LSI nuk e di ku do ta japë kontributin e saj”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008