Kabashi, Marchisio i ri i Juventusit

Si rezultat i kësaj pune, Empoli e ka nxjerrë edhe talentin shqiptar, Elvis Kabashi. Mesfushori ofanziv, edhe pse është pjesë e ekipit të të rinjve, i ka hyrë menjëherë në qejf trajnerit të ekipit të parë, Guido Carboni.
“Kabashi është një lojtar i ri, por me kualitet të lartë. Atë e pëlqen mjaft trajneri Carboni dhe mesfushori ofanziv shumë shpejt pritet të inkuadrohet në skuadrën e parë, ku do të mund të punojë me njerëz ekspertë”, shkruan uebfaqja italiane, calciomercato.com.
Madje, ai krahasohet edhe me mesfushorin e rëndësishëm të Juventusit, Claudio Marchisio dhe konsiderohet si pasardhësi i mesfushorit italian. Për 17-vjeçarin, interesim së fundmi ka shfaqur edhe gjiganti italian, Juventus.
“Modeli i lojës së tij është si ai i Claudio Marchisios dhe skuadra e tij e zemrës është Juventusi, kështu që klubi Bianconer në këtë aspekt ka një avantazh të madh”, vazhdon shkrimi i uebfaqes italiane. Ditë më parë, edhe vetë Kabashi thoshte se ëndërron të luajë në Juventus dhe se ndihet i gatshëm për ‘Zonjën e Vjetër’.