E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabineti i ri qeveritar, sot negociata Berisha-Meta

Deri më tani, është bërë të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Ilir Meta do të marrë katër ministri, por ende asgjë nuk është zyrtare. LSI-ja pritet të përfaqësohet në qeverinë e Berishës me katër poste dhe me tre anëtarë të rëndësishëm të saj. Këto dy poste, së bashku me atë të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, për të cilin kandidaturë deri më tani është Dritan Prifti si dhe ministrinë e Mbrojtjes ose të Shëndetësisë nga anëtari i kryesisë së LSI-së, Petrit Vasili, do të jenë pjesë e negociatave zyrtare, pasi ato jozyrtaret duket se kanë mbaruar me kohë. 

Ndërkohë, nga një post ministror do të marrë edhe Partia Republikane me një deputet në Kuvendin e ri. Gjithashtu, një post ministror do të marrë edhe Partia Drejtësi për Integrim e njohur si partia e komunitetit çam, e cila hyn për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë me një deputet. Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp të dy ditëve më parë, pat deklaruar se kabineti i ri do të formatohet brenda datës 7 shtator, kur edhe do të çelet seanca e parë e Parlamentit.

Si Berisha ashtu edhe kreu i LSI-së, Meta kanë thënë se kabineti do të jetë i qëndrueshëm, jo vetëm për një mandat por edhe më tej. Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkua në aleancë pas zgjedhore me Partinë Demokratike, e cila fitoi në zgjedhje bashkë me aleatët e saj,  fitore e cila ishte e ngushtë, çka iu deshën edhe votat e LSI-së në Parlament.

Takimi midis Metës dhe Berishës do të zhvillohet rreth orës 18:30 tëpasdites. Në takim pritet të jetë edhe nënkryetarja e PD-së, JozefinaTopalli, ose sekretari i Pergjithshëm i PD-se, Ridvan Bode, dhesekretari i Përgjithshëm i LSI-se, Petrit Vasili.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›