Kaçani: Rektori i Vlorës ka thyer ligjet
Deklarata e rektorit të Universitetit të Vlorës ka ngjallur debate dhe diskutime mes stafeve akademike.
Pas urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për të pranuar të gjithë studentët të cilët kanë fituar në bazë të listave të APRIAL, pavarësisht se ata nuk janë lejuar që të kryejnë regjistrimet, rektori i Universitetit të Vlorës ka thënë se do të mbyllë dyert e universitetit, deklaratë kjo e përshpejtuar dhe jo e menduar mirë, sipas kolegëve të tij. Dje në një takim me ministrin e Arsimit, kreu i Konferencës së Rektorëve, Jorgo Kaçani, u shpreh se deklarata e rektorit të Universitetit të Vlorës është antiligjore. Kompetencat që i jep ligji një rektori nuk mund të përmbysen, duke thyer në mënyrë të tillë dy ligje njëkohësisht. Kryetari i Konferencës se Rektorëve, Jorgo Kacani, thekson se dekani i Universitetit të Vlorës ka shkelur jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, por edhe vendimin e qeverisë të miratuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Pas protestave të të rinjve që kërkojnë të regjistrohen, dekani ka deklaruar se do të mbyllë universitetin, një veprim që sipas Kaçanit bie në kundërshtim me ligjin.
Debati për regjistrimin e studentëve të Vlorës tashmë është bërë më i tendosur. Senati i Universitetit të Vlorës vendosi pak kohë më parë të mos lejojë pranimin e maturantëve me mesatare poshtë 6 pikë. Ndërkohë që Agjencia e Pranimit të Rezultateve në Institucionet e Arsimit të Lartë ka shpallur fituesit në bazë të listës dhe llogaritjes së pikëve meritë preferencë. Studentët nuk u pranuan të regjistroheshin në universitetet pavarësisht urdhrit për t‘i regjistruar nga ana e ministrit të Arsimit. Pas protestave të shumta, Tafaj u uroi mirëseardhjen në auditorë studentëve fitues. Menjëherë pas kësaj deklarate, rektori i Vlorës deklaroi se do të mbyllë universitetin, deklaratë kjo që sipas Kaçanit është antiligjore.