Shalsi: Në tetor, Formulari A3, kuotat shtesë apo programe të reja
Studentët që presin me padurim vendet e mbetura bosh, pasi një pjesë e maturantëve fitues nuk janë regjistruar, nuk duhet të mendojnë që janë fitues nëse aktualisht ndodhen poshtë listës.
Në rezultatet e pranimeve për universitet, sipas rregullave të reja të Maturës Shtetërore, nuk ka vijë të kuqe. E shpjeguar në fjalë të thjeshta, Agjencia e Pranimit të Rezultateve në Institucionet e Arsimit të Lartë, sqaron se lista nuk ngjitet nga poshtë lart, por edhe anash. Kjo në bazë të pikëve që ka përfituar secili maturant dhe "skemës" meritë-preferencë.
"Një bazë e re të dhënash krijohet menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimit. Programi kompjuterik shpërndan nga fillimi të dhënat në bazë të meritës dhe preferencës. Në këtë mënyrë nis gara për rishpërndarjen e dytë, vetëm në bazë të meritës dhe preferencës shpallen fituesit e fazës së dytë", sqaroi drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalsi.
Sipas tij, ai që ka fituar në preferencën e parë mbetet fitues atje, fituesit e preferencës së dytë mund të mbeten aty ku ishin, por edhe mund të shkojnë në preferencën e parë. Kjo nëse kandidati për student ka pikë të mjaftueshme për t‘u futur në vendet e mbetura bosh. Në varësi të pikëve maturanti mund të shkojë në preferenca më lart.
Fituesit
Fituesit e fazës së dytë llogariten në bazë të vendeve bosh, sa pikë ka secili, lëvizja nga poshtë-lart, por edhe anash. Kështu, në këtë mënyrë, sipas kësaj skeme, nuk ka një vijë të kuqe e cila ndan fituesit dhe më pas të kryhet spostimi në bazë të vendeve bosh. "Lista mund të jetë me 100 fitues dhe mund të jesh i 101 në listë. Në fazën e dytë mund të jesh fitues, por edhe mund të mos jesh, sepse një tjetër mund të ketë preferencë më të lartë dhe del i pari në listë. Nuk ka lista manuale, nuk ka lista emërore, nuk ka renditje", shpjegon Shalsi. Sipas tij, specialistët e APRIAL-it do të punojnë intensivisht për të përgatitur listat përfundimtare dhe për të pasur gati në datë 25 shtator listat përfundimtare të fituesve të fazës së dytë.
Pas shpalljes së listave përfundimtare, fituesit do të regjistrohen përfundimisht, bëhet fjalë për fituesit që regjistrohen për herë të parë, por edhe ata që do të lëvizin nga një fakultet në tjetrin. Pas regjistrimit përfundimtar, APRIAL-i merr listat e regjistrimit dhe përgatit një raport.
Formulari A3
"Në këtë raport evidentohen sa nuk janë regjistruar përfundimisht dhe materiali dorëzohet pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, ministria vendos nëse do të ketë një formular A3 dhe çfarë konfigurimi do të ketë ai. Vendoset nëse do të ketë programe në varësi të kuotave shtesë, nëse do të ketë programe të reja dhe cili do të jetë numri i programeve që do të jetë pjesë e formularit", sqaroi kreu i APRIAL-it. Sipas tij, këto janë diskutime që do të shqyrtohen rreth datës 5 tetor.
Në këtë kohë, kur agjencia ndodhet ende në përpunimin e të dhënave, maturantëve do t‘u duhet të shohin me kujdes listat që mbajnë vulën e APRIAL-it dhe sipas njoftimeve periodike të Ministrisë dhe Agjencisë të jenë gati për të plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme.