E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaczinski refuzon hapjen e ambasadës në Prishtinë



Presidenti i Polonisë, Lech Kaczinski ka bërë të ditur në Nju Jork se nuk ishte dakord që të vendosej një ambasador i vendit të tij në Kosovë. “Kam kompentecat e mia për të deklaruar se nuk do të firmos për ambasadorin e Polonisë në Kosovë”- tha presidenti Kaczinski në Nju Jork. Ai pranoi se nuk e kishte fshehur kurrë faktin që “veprimi i qeverisë për njohjen e Kosovës ishte një gabim”. Duke pasur kundërshtimin e presidentit qeveria e Varshavës deklaroi se nuk do të hapte një ambasadë në Prishtinë, edhe pse e njeh atë si shtet. Para dy ditësh Zvicra shprehu pakënaqësi ndaj ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Mala duke e refuzuar atë. Megjithatë nuk u bënë të ditura arsyet e këtij refuzimi të vendimit të Ministrisë së Jashtme. Por gazeta kosovare, “Koha Ditore” njoftoi se vendimi u mor pasi Mala ka një dosje kriminale në Zvicër ku ka jetuar për disa kohë. Mala, që ishte emëruar nga kryeministri Thaçi si ambasador i Prishtinës në Zvicër, është një ish-anëtar i UÇK-së. Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se ai ka shkelur ligjet e vendit, duke u bërë shantazhe shtetasve zviceranë për përfitime personale.

26 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›