Nju Jork, Topi thirrje OKB-së për anëtarësim të Kosovës
Pavarësia e Kosovës e çiron rajonin nga konfliktet ndëretnike. Sipas presidentit, nuk mund të vihen paralele mes Kosovës dhe Abkhazisë dhe Osetinë e Jugut
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e 63-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bëri lobim në emër të Kosovës duke kërkuar anëtarësimin e shtetit të ri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si një realitet politik, ekonomik dhe social. Kreu i shtetit shqiptar shprehu bindjen se pavarësia e Kosovës e çiron rajonin e Ballkanit nga tensionet dhe konfliktet ndëretnike. Presidenti Topi është shprehur se janë të pabaza përpjekjet për vendosjen e paraleve të Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut të cilat janë njohur nga Rusia. “Shqipëria i konsideron të pabaza përpjekjet për të vendosur paralele midis Kosovës dhe rajoneve të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Argumente të panumërta historike, juridiko-kushtetues, politike, demografike dëshmojnë se rasti i Kosovës është unik, sui generis, dhe zgjidhja e zbatuar për të është unike. Si i tillë, ai nuk shërben, as nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera as në rajon, as jashtë tij”. Me këtë rast, kreu i shtetit shqiptar shprehu bindjen se në afatet e caktuara do të ndërmerren veprimet për rikonfigurimin e misionit të OKB-së në Kosovë dhe shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin.
Reformat në Shqipëri
Presidenti Bamir Topi bëri të ditur në këtë mbledhje se Shqipëria gjatë kësaj kohe është angazhuar seriozisht me një program reformash duke përmendur me këtë rast edhe suksesin e arritur në ekonomi dhe më gjerë. “Shqipëria ka ndërmarrë një program të plotë reformash institucionale, ekonomike dhe ligjore që synojnë shndërrimin në një vend tërheqës për investimet e huaja, me një treg të hapur për iniciativën e lirë. Shqipëria ka marrë statusin e vendit me të ardhura të mesme dhe beson se ky progres duhet të konsolidohet në përputhje me sfidat e reja të zhvillimit”.
Objektivi kryesor sipas presidentit Topi është Marrëvshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian dhe mbyllja e procesit të ratifikimit brenda vitit. Investimit të BE-së dhe Komisionit Europian, Shqipëria i është përgjigjur me angazhime dhe programe pune të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes, funksionimin institucional, zhvillimin ekonomik, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
Reformat në OKB
Thirrjes për zgjedhjen e një lidershipi të ri botëror i është bashkuar edhe kreu i shtetit shqiptar duke uruar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun të cilit i shprehu mbështetjen e plotë të vendit tonë. “Shpreh vlerësimin tim të lartë për Sekretarin e Përgjithshëm, Z. Ban Ki Mun, për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të gjallëruar dhe për të reformuar organizatën tonë, Kombet e Bashkuara”,- është shprehur presidenti Topi i cili ka shprehur gatishmërinë për një OKB të fuqishme dhe koherente e aftë për të përballuar me sukses sfidat të cilat sigurojnë paqen dhe sigurinë kolektive. “Lufta globale kundër terrorizmit, veçanërisht, nëpërmjet garantimit të një përgjigje efektive ndaj këtij kërcënimi kolektiv kërkon që OKB-ja të vazhdojë të luajë një rol shumë të rëndësishëm”,- është shprehur presidenti Bamir Topi.
26 Shtator 2008