Krijuesit na shohin si Lidhja komuniste
09/02/2005 Korab Hoxha
Si do të procedohet për kryetarin e ri të Lidhjes?
Është hedhur ideja e konceptit elitar. Qëllimi është të mbledhim personalitetet dhe të shmangen emrat anonimë, që nuk kanë kontribut. Përmes këtyre personaliteteve që do të vijnë në kongres, do të përcaktohet platforma dhe rrugët se si do të realizohet ajo.
Po kryesia si do të zgjidhet?
Lidhja ka disa probleme organizative, ajo është në statusin e një OJQ-je, e shkëputur nga shteti. Njerëzit që do të vijnë në Kuvend do të jenë ata që bëjnë jetën organizative të Lidhjes. Ndërsa kryesia ka rënë dakord që të jetë një numër prej 70-80 delegatësh.
Pse nuk u bë ky kongres para dy viteve, duke iu referuar statusit të Lidhjes?
Për fat të keq, siç ndodh shpesh këtu tek ne, grupet e punës nuk u mblodhën asnjëherë. Dhe vetvetiu, duke mos u zgjedhur delegatët, duke mos u përcaktuar rregullat, pamë të arsyeshme që ta shtynim. Grupet e punës nuk funksionuan për faj të kryetarit apo dikujt tjetër. Sipas statusit, ka qenë një herë në dy vjet mbledhja e Kuvendit, ndërsa tani me të riun një herë katër vjet. Normalisht tani është koha e funksionimit.
Sa është përpjekur Lidhja për të vendosur komunikimin e munguar me krijuesit?
Ka shumë shoqata sot, ndërsa në Lidhje vijnë ata që duan të vijnë. Lidhja nuk mund të jetë më ombrellë, si dikur, që të bashkojë gjithë krijuesit. Do të aderojnë ata krijues që e njohin Lidhjen, sepse ka shumë akuza, quhet si lidhje komuniste, por kjo është një OJQ ku duan të aderojnë ato që kanë dëshirë. Në këtë kuptim, Lidhja nuk mund të ftojë më, por ajo është e hapur. Është shmangur roli paternalist i Lidhjes të bëjë punën organizative. Ka krijues që krijojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk e njohin Lidhjen, aq më tepër që është një organizëm që vjen nga një kohë që kaloi. Në këtë kuptim mbart shumë problematikë më vete. Por, realisht jemi në status OJQ-je, ku aderojnë dhe e mohojnë.
Si do të procedohet me kryesinë?
Me zgjedhjet e reja kryesia do të ndryshojë, nga 15 anëtarë do të zgjidhen 7 anëtarë ose 10. Në status parashikohet të jetë i lirë rikandidimi, por jo më shumë se dy mandate.
Cilët do të jenë disa personalitete delegatë në Kuvendin e Lidhjes dhe, a ka dhënë ndonjë shkrimtar që pas ’90-ës dorëheqjen nga anëtarësia e Lidhjes?
Delegatë do të jenë personalitete mjaft të njohura të çdo fushe të artit, si Besnik Mustafaj apo Preç Zogaj. Sa i takon dorëheqjeve nga Lidhja pas viteve ’90, them se nuk është deklaruar asnjë emër, për këtë nuk kemi as datë, as shkresa që të kenë thënë se janë larguar nga lidhja. Realisht ka shkrimtarë që jetojnë jashtë, janë larguar nga Lidhja, janë tërhequr dhe bëjnë jetë të pavarur, por prapë emrat e tyre figurojnë si anëtarë të Lidhjes. P.sh., akoma është anëtar i Lidhjes, Ismail Kadare, megjithëse është larguar dhe nuk do t’ia dijë për Lidhjen. Konkretisht, ai nuk ka bërë asnjë dorëheqje, nuk ka thënë që nuk jam më anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, po kështu dhe Dritëro Agolli apo Sabri Godo. Pothuaj të gjithë personalitetet nuk kanë deklaruar se janë tërhequr nga Lidhja. Ato nuk kanë thënë se do ta lënë Lidhjen më datë të caktuar. Këta personalitete, në këto vite, realisht kanë qenë shumë të larguar dhe Lidhja nuk është më kompakte.
Koleksion veprash të njohura Një koleksion. i veçantë me 53 piktura të autorëve më të njohur shqiptarë u ekspozua në Galerinë "Didart" në Tiranë.
Ekspozita e titulluar "Mirënjohje" prezantoi për herë të parë vepra që ruhen nga koleksionisti Thimi Mitka. "Kam përzgjedhur punimet më interesante nga 100 artistët, veprat e të cilëve i ruaj në koleksionin tim prej shumë vjetësh", tha Mitka.
Pjesë e këtij fondi janë veprat e 50 autorëve të përzgjedhur për këtë ekspozitë, midis të cilëve Imbrahim Kodra, Abdurrahim Buza, Aristotel Papa, Vangjush Mio, etj.
Thimi Mitka është koleksionist fotografish, kartolinash e pikturash. Në fondin e pikturave të galerisë së tij gjenden rreth 220 punime të zhanreve të ndryshme.