Kadare, për çmim në Spanjë
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është nominuar si kandidat për çmimin “Principe de Asturias”, një çmim që pritet të shpallet sot nga Juria e Fondacionit “Principe de Asturias” në Oviedo (Spanjë). Duke iu referuar të përditshmes spanjolle “El Pais”, finalistët e edicionit të vitit 2008 janë shkrimtari shqiptar Ismail Kadarë, kanadezi Margaret Atwod, britaniku Ian McEwan dhe spanjolli Juan Goytisolo, të cilët u përzgjodhën ndër 32 propozime, të ardhur nga 24 vende. Jorge Semprun, Andres Trapiello, uruguaiani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Ali Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçhi dhe amerikani Richard Ford ishin disa nga kandidatët e çmimit, të cilët nuk kanë mundur të kalojnë seleksionimin e fundit.
Gjatë diskutimeve të jurisë në këtë edicion është debatuar që në këtë çmim të përfshiheshin apo jo vetëm autorët e gjuhës spanjolle apo edhe kandidaturat në gjuhë të tjera. Hera e fundit kur një autor spanjoll ka marrë një çmim ka qenë viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso. Çmimi "Principe de Asturias" një nga çmimet më të rëndësishme të Spanjës, në edicionet e kaluara është fituar nga autorë si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili e mori në vitin 2007. Çmimi "Principe de Asturias në Letërsi, është i gjashti në radhë që ndahet gjatë këtij viti. Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arte, i Kërkimit Shkencor dhe Teknik, Komunikimit dhe Njerëzimit dhe Shkencave Sociale. Çmimet për Sportin priten të ndahen gjatë muajit Shtator.