E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare, rrëzimi i “totalomanisë”

Autori i Lajmit: Nga Jacques Paugam

Shqiptari i përkthyer në më shumë se 60 vende, Ismail Kadare prezanton ndërgjegjen e një populli të shtypur nga stalinizmi. Ai, këtë e rishfaq në romanin "Darka e gabuar", një roman trishtues mbi çmendurinë e regjimeve totalitare. Në lidhje me rrugëtimin e tij profesional dhe karrierën e tij Kadare flet për momentet e tij më thelbësore. Ai ndër të tjera shprehet se në vendin e tij ku u tërbua stalinizmi, një nga më të ashprit në botë, momenti kyç për të ishte kur kuptoi se për letërsinë, unë nuk do të bënte kompromise me atë regjim. “Në vitin 1970, unë isha 34 vjeç, kur romani im i parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" u botua në Francë dhe shumë shpejt në të gjithë Evropën. Një ditë, kuptova se ajo që bëja ishte e mirë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për botën e lirë. Pashë të ardhmen time: kur komunizmi të bjerë, librat e mi do të jetojnë akoma. Kam qenë njëherësh i njohur dhe kështu edhe i mbrojtur, por nga ana tjetër, për diktaturën shqiptare, unë isha një qenie e çuditshme, e dyshimtë. Si një shkrimtar që duhej të ishte komunist, mundej ai të ishte i pëlqyer atje? Duhet të kujtojmë që Shqipëria nuk kishte asnjë marrëdhënie diplomatike me vendet perëndimore, me ndonjë përjashtim të rrallë" ka nënvizuar Kadare. Ai më tej shkruan se askush nuk injorohet si në regjimet tiranike, një shkrimtar i madh. “Është si një pemë e shënjuar për tu rrëzuar” dhe ai shpjegon se si pozita gjeografike ka qenë një aleat për popullin shqiptar, duke treguar në linja të përgjithshme historinë e vendit të tij.
Komunizmi ra në vitin 1990. Deri sa diktatori Hoxha ishte gjallë, diktatura nuk mund të binte. "Një "totalomani" nuk mund të ndalet veçse me vdekjen e diktatorit", rrëfen Kadare duke vazhduar tregimin mbi romanin e tij të fundit. “Nuk më pëlqejnë romanet e mbështetura në fakte reale" shpjegon ai duke zbuluar dhe arsyen pse hebrenjtë në Shqipëri nuk u persekutuan asnjëherë nga gjermanët. Një rast i rrallë ky, i cili gjithashtu përshkruhet brenda rreshtave të “Darkës së gabuar”. (Bota Sot)

Ky lajm është publikuar: 11/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›