E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare&Kongoli rrëfejnë fqinjët



Për botën e ftohtë të gjermanëve a suedezëve, Ballkani mund të duket si diçka e huaj, edhe e frikshme. Katrahura etnike dhe fetare, të qenit gjithnjë nën gjykimin se është “fuçi baroti”, e kanë shtyrë gazetarin dhe shkrimtarin suedez, i njohur për çështjet e Ballkanit, Rixhard Swartz të ndërtojë disa pyetje për shkrimtaret dhe shkrimtarët e rajonit. Nga vjen gjithë ky mosbesim ndaj fqinjëve? Nga buron kjo prirje për të parë tek ata më fort armikun sesa mikun? ǒe shkakton kthimin e spastrimit etnik në një ëndërr, në një program?

Por, pyetjet nuk kanë marrë përgjigjen e drejtpërdrejt, por ashtu si bëjnë shkrimtarët, ata kanë rrëfyer diçka; pra kanë bërë nga një tregim.

Janë 22 autorë e autore, që Swartz i ka futur në një antologji, i njohur si libër “Antologjia e Evropës Juglindore” me prognozën ballkanike “Ata që janë ndryshe dhe që i kemi pranë”. Janë 22 autorë të njohur në botë të përzgjedhur nga Richard Swartz për t’iu përgjigjur pyetjes: ǒështë fqinji? Këta autorë, si zëra nga Ballkani i përgjigjen pyetjes duke vërejtur me habi se si janë bërë të huaj për veten dhe historinë e tyre. Tregimet e tyre konsiderohen si një udhëtim i padëgjuar në brendësi të një peizazhi të copëtuar, një urë e hedhur drejt Evropës.

Nga Shqipëria, një tregim për të rrëfyer fqinjin kanë bërë shkrimtarët Ismail Kadare me tregimin “Historia e “tjetrit” dhe Fatos Kongoli me “Një e vërtetë e thjeshtë”.

Kjo antologji është botuar njëkohësisht në Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Gjermani,

Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Slloveni. Ndërsa në Shqipëri pritet të promovohet nesër mbrëma ku do të jetë i pranishëm edhe autori i përgatitjes së antologjisë.

Përkthyes në shqip të antologjisë janë Shpëtim Çuçka, Kim Mehmeti, Durim Taçe, Nikollë Berisha etj. Kjo është libri i dytë që shfaqet në Ballkan, pas “Fletore e Sarajevës” që ka pothuaj të njëjtën linjë për të kuptuar Ballkanin përmes shkrimtarëve, dhe vendosjen e urave të komunikimit ndërmjet tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›