Dhe yjet dridhen nga dashuria
Kleo Lati, një emër i njohur në gazetari, por edhe autor i disa librave, paraqitet tani para lexuesve me romanin e tij të parë, që titullohet “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, i cili doli këto ditë nga shtypi nga shtëpia botuese “Neraida”. Përmes 320 faqeve të këtij libri, lexuesi do te njihet me një romancë të bukur dashurie shumë pasionante mes dy njerëzve të ditëve tona, të cilët në njohjen dhe zbulimin që i bëjnë njëri- tjetrit, arrijnë të njohin dhe zbulojnë më mirë vetveten. Këtë gjë e arrijnë përmes dashurisë dhe magjisë që të fal ajo. “Dashuria është ari i botës – thotë Kris, njeri ndër protagonistët e romanit. - Të gjithë rendin drejt tij për ta pasur, por të paktë janë ata që e arrijnë. Kështu ka qenë edhe para lindjes së Krishtit. Kështu ishte edhe pas lindjes së tij. Kështu do të jetë me siguri edhe në mijëra vitet e ardhshme, ose më saktë për aq kohë sa do të ketë jetë në tokë. Se këta shkencëtarët e sotëm, kohët e fundit në vend që të merren me shpëtimin e botës, më shumë po u bien borive të alarmit për shkatërrimin e saj…”.
Gjithçka për dashurinë, ndjenjën më të bukur njerëzore, për të cilën autori Kleo Lati shkruan me shumë frymëzim dhe romantizëm, me një gjuhë te pasur dhe stil të rrjedhshëm, duke pasqyruar botën e brendshme, ndjenjat dhe përjetimet e dy protagonistëve të një lidhjeje shumë të veçantë dhe pasionante, por edhe fakte dhe detaje interesante që lidhen me atmosferën e kohës në të cilën jetojnë dy protagonistët e kësaj dashurie të madhe.
Kredoja e shkrimtarit, e thënë aq bukur përmes personazhit kryesor me emrin Kris, është thënë artistikisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Zoti im është dashuria. Unë urrej vetëm ata që nuk dinë të dashurojnë. Nëse do konstatoja se brenda meje do fillonte të hidhte rrënjë çfarëdolloj tjetër urrejtjeje, atëherë pa mëdyshje do bëja atë që mrekullisht aq bukur e ka thënë Markezi i famshëm: do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja të dilte dielli që ta shkrinte menjëherë akullin dhe bashkë me të edhe çdo gjurmë urrejtjeje...”. Dhe me tej: “Krishti, ky bebe dymijë e ca vjeçar, nuk më pengon të them bindjen time se Zoti im është dashuria. Unë vetëm këtij Zoti i falem, sepse vetëm tek ky Zot gjej parajsën tokësore. Parajsat e tjera për mua janë të huaja, ashtu sikurse jam unë i huaj për këto parajsa që gjenden kudo, veç jo në tokë”.
Edhe intimitetin mes dy njerëzve, prekjen që realizojnë trupat e tyre, autori e sheh në funksion të ndjenjës më të lartë, dashurisë që ka brenda saj një pasion të madh, por që pasioni nuk mjafton për t’u quajtur një lidhje dashuri. Dashuria, sikurse shkruan shkrimtari, është çasti i lartë i harmonisë perfekte mes trupit dhe shpirtit, këtyre dy miqve dhe armiqve të përjetshëm të njëri-tjetrit. Ja sa bukur e paraqet këtë autori Kleo Lati ne romanin e tij, kur shkruan: “I ke vënë re sa të hapura janë krahët e palmave? Sa të përlotura vështrimet e syve? Sa të shtrirë dhe të shpejtë krahët e zogjve? Sa të shpejtë hapat e të dashuruarve? Sa të shpejta dallgët e detit, që sulen njëra pas tjetrës drejt bregut?... Pse ndodh kështu? Sepse të gjithë nxitojnë të realizojnë prekjen. Se prekja është vetë klithma e trupit dhe e shpirtit për një kënaqësi të pakrahasueshme. Përfytyro një çast këtë figuracion: unë jam i tëri në trupin e kurorës së një luledielli, kurse ti në farëzat e saj. Dhe të dy bashkë vërtitemi andej nga shkon dielli, ndezim trupat dhe dëshirat tona dhe bëhemi më të zjarrtë edhe se vetë dielli. Dhe pastaj... Oh, pastaj!... Nuk ka muzikë më të magjishme se rënkimi që vjen prej kënaqësisë që lind nga prekja. Më prek tani! Edhe sikur të më godasësh fort, prekje e lehtë do të më duket. Dhe rënko, klith dhe bërtit pastaj sa të duash. Magjia e prekjes nuk ka kufij…”. Dhe me tej autori shkruan se “Prej prekjes së femrës tulatet edhe egërsia më e skajshme e mashkullit. A e di si thoshte Aleksandri i Madh, ai njeri i gjithëfuqishëm që pushtoi thuajse gjithë botën, por që ishte edhe aq njerëzor, i brishtë dhe i thyeshëm si gjithë të tjerët? Mua, thoshte ai, vetëm seksi dhe gjumi më bëjnë njerëzor, domethënë të butë dhe të thyeshëm…”.
Romani “Dhe yjet dridhen nga dashuria” përshkruan me shumë dashuri një lidhje të bukur romantike dhe tepër pasionante, e cila – sikurse shkruan njëri ndër protagonistët - “na ka falur që të dyve një oqean të tërë dashurie, në të cilin unë dhe ti si të dehur kemi notuar dhe vazhdojmë të notojmë pa e çarë kokën për gjithçka që na rrethon.
Në fund të fundit, e tërë bota që na rrethon, e cila është sipërfaqja e të gjitha gjërave, në realitet përbën mbulesën e një oqeani tepër të madh dhe tepër të thellë. Jam i bindur se ajri që thithim në mushkëritë tona është një lloj uji dhe se të gjithë, burra dhe gra të kësaj bote, nuk janë gjë tjetër veçse një lloj peshku që endet sa andej-këtej nëpër atë hapësirë të oqeanit të madh në kërkim të ushqimit dhe të ajrit... Fati ynë si qenie njerëzore është i shkruar thellë në ato shtresat e poshtme nënujore të oqeanit të madh të jetës, për të cilin ndërgjegjësohemi vetëm atëherë kur dalim në sipërfaqe dhe thithim atë ajër që është një lloj uji. Pikërisht në atë që është natyra jone e vërtetë ne kuptojmë se jemi sa të vdekshëm, aq edhe të përjetshëm. Dhe pikërisht atëherë më shumë se në çdo kohë tjetër, kuptojmë dhe ndërgjegjësohemi për vlerën e asaj që kemi pasur dhe që kemi humbur. Sa herë më bëhet se dëgjoj të qeshurën tënde, britmat e tua prej fëmije, belbëzimet e zërit tënd si të një harabelthi, apo kur ndjej nga afër aromën e trupit tënd dhe frymën tënde hyjnore ndënë gushën time, ndiej sikur zhytem thellë, shumë thellë, atje ku vërtiten dhe notojnë peshqit e asaj familjeje që quhet “të fshehtat njerëzore”. Momente të bukura dhe magjike lidhja jonë ka pasur aq shumë, po aq sa edhe ujët e atij oqeani të stërmadh që përbën vetë botën njerëzore”.