Kadeli: Protestat e radhës, në Lezhë e Shkodër
Deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli, deklaroi dje se opozita do të vazhdojë protestat e saj të radhës në Lezhë dhe në Shkodër, për të kundërshtuar veprimet e qeverisë "Berisha". "Të ngrihemi në mbarë vendin për t‘ia bërë të qartë këtij Kryeministri, i cili këdo që sheh në krah të opozitës kushdo qoftë ky mjafton të jetë i majtë, kërkon ta rrënojë, t‘i shkatërrojë pronën, ta fyejë ku s‘ka më rëndë, ta denigrojë e deri kur të ulë kokën para pushtetit ilegjitim", deklaroi deputeti socialist.