Kadin, i lirshëm në skenën shqiptare
01/06/2009 Surpriza më e bukur për dirigjentin rus Mark Kadin, i cili drejtoi fundjavën e kaluar orkestrën e Radiotelevizionit në një koncert prej një orë e gjysmë me pianisten shqiptare Klejda Tare, nuk ishte vetëm një “hot publik”, siç e përshkroi ai spektatorin shqiptar.
Por edhe prezenca në koncert dhe “mundimi” i ambasadorit rus në Tiranë Aleksandër L. Prishçepov, i cili shkoi dhe u përshëndet me dirigjentin pas kuintave të skenës së Akademisë së Arteve, ishte një surprizë tjetër për dirigjentin.
Ndërkohë vetëm një ditë para koncertit Kadin rrëfeu se diplomatët s’para begenisin të vijnë nëpër koncerte, por ndodhi ajo që ai s’e kishte parashikuar. Kadin ishte shumë i lirë në skenë dhe u duk qartë se edhe orkestra dhe pianistja Tare u ndien në harmoni me dirigjentin 43-vjeçar. Ato interpretuan pjesë të një vështirësie të lartë nga Sergei Prokofiev dhe Pjotër Iliç Çajkovski. “Është e vështirë të thuash diçka pas koncertit, sepse ndoshta kam bërë edhe gabime, është publiku që duhet ta gjykojë. Nëse më pyesni mua, mund të them se profesionalisht jam i kënaqur me sa arrita deri në masën 60 për qind, por është diçka shumë me përgjegjësi të flas për performancën time”, - tha Kadin pas koncertit. Ai e klasifikoi publikun shqiptar si ai i vendeve jugore, që i tregon emocionet lirshëm. “Një situatë e tillë është e pamundur në vendet veriore, ku spektatori është korrekt e i prerë”, - thotë Kadin, duke shtuar se parapëlqente llojin e publikut si ai shqiptar. “Do të isha i lumtur nëse spektatori shqiptar e ka pëlqyer koncertin tim”, - përfundoi ai.
E kënaqur nga ky koncert doli edhe pianistja shqiptare.
“Gjithçka shkoi mirë. Gjatë koncertit u ndieva komode. Mendoj se ky komoditet ishte rezultat i një pune të madhe sistematike, si dhe në saje të dirigjentit. Por edhe orkestra tregoi gjatë koncertit se ka vlera, sepse ishte shumë e impenjuar”, - tha Klejda Tare.
Ky ishte koncerti i tretë si soliste për Taren, e cila e cilësoi atë si më të vështirin e literaturës pianistike.