“Berisha abuzoi me fondet e rrugës Rrëshen–Kalimash”
01/06/2009 Deklarata e Bares
Partia Socialiste u rikthehet akuzave për qeverinë “Berisha” sa i takon rrugës Durrës–Kukës.
Kandidati për deputet i PS-së për qarkun Tiranë gjatë një deklarate për shtyp pranë shkollës “Musine Kokalari” në kryeqytet, u shpreh se “Sali Berisha inauguroi një segment të rrugës Rrëshen–Kalimash dhe nga një investim i rëndësishëm, që duhet të kushtonte rreth 418 milionë euro, sot shpenzimet janë shumëfishuar dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë një vlerë ekstra prej 600 milionë eurosh, vlerë e cila mbetet ende e pajustifikuar dhe e pashpjegueshme, ndërkohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar një abuzim prej 232 milionë euro”. Njëkohësisht, parë në këtë këndvështrim, për socialistët “me këto para ekstra mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla të reja dhe 145 spitale moderne për t’u shërbyer qytetarëve të Shqipërisë”. Sipas Bares, Berisha dështoi dhe, në vend që të përdorte paratë e taksapaguesve shqiptarë për të edukuar brezin e ri të fëmijëve tanë, ai u kujdes edhe një herë tjetër për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij të afërm. “Më 28 qershor shqiptarët do të zgjedhin Edi Ramën për të sjellë në Shqipëri ndryshimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë”, - tha ai.