E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Kinës për vizitë në Shqipëri

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 13:00

Mbërriti në Tiranë për një vizitë dy ditore ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi.

Burime të ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme bëjnë me dije se Yang Jiechi është ftuar të vizitojë Shqipërinë nga zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ndërsa Tirana është vendqëndrimi i parë në turneun e tij në Evropë dhe Afrikë.

Sipas këtyre burimeve, vizita e Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ri-pranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së tij është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.

Jiechi do të pritet fillimisht nga homologu i tij Haxhinasto dhe pas do të mbajnë të një konferencë për shtyp në mjediset e MPJ ku do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit, ndërmjet MTKRS dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për vitet 2011 – 2013.

Ministri i jashtëm kinez do të pritet më 4 gusht në takime të veçanta edhe nga Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›