Kaiserslautern gradon Bunjakun

Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë theksuar se trajneri Franco Foda e ka përzgjedhur Bunjakun për ta bartë shiritin e kapitenit.
“Unë e kam fituar një pasqyre të detajuar për të gjatë këtyre përgatitjeve që po i bëjmë për sezonin e ri, e më pas vendosa për t’ia besuar shiritin e kapitenit. E meriton këtë, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka deklaruar Foda.
Në anën tjetër, Bunjaku ndihet shumë i lumtur që brenda një kohe të shkurtër fitoi besimin e madh të klubit gjerman, posaçërisht besimin e trajnerit.
“Jam shumë i lumtur për besimin që e fitova. Ta bart shiritin e kapitenit të një klubi të madh siç është Kaiserslautern është diçka e veçantë për mua dhe kjo më mbush krenari”, ka theksuar Bunjaku.