E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kasano më larg Romës

03/03/2005  Tashmë duket gjithmonë e më i afërt largimi i Antonio Kasanos nga Roma, pasi Juventusi e Reali kanë filluar një “ankand” për të marrë talentin barez dhe Roma do të përpiqet të marrë maksimumin e mundshëm. Kjo lëvizje e Romës, në dukje e çuditshme, është në fakt shumë e studiuar, pasi qëndrimi i Kasanos në Romë do të ishte shumë i dëmshëm nga ana ekonomike. Duke bërë disa llogari të thjeshta, Kasano kërkon një kontratë të re 4-vjeçare, me 4,5 milionë euro në sezon, që do të thotë rreth 20 milionë euro humbje për Romën dhe po t’u shtosh edhe 20 milionë që mund të merren nga shitja e tij, atëherë humbja e Romës shkon në të paktën 40 milionë euro. Për këtë arsye, rinovimi i kontratës së tij duket shumë larg, edhe për faktin se së shpejti duhet diskutuar për kontratat e reja të Montelës e Totit. Reali e Juventusi janë gati për të bërë lëvizjet e tyre për sulmuesin e talentuar, por shumë do të vendoset nga vullneti i drejtuesve romanë, të cilët oreferojnë ta shesin Kasanon vetëm jashë Italisë. Reali ka avantazhin se ka marrëdhënie shumë të mira me klubin roman dhe pas blerjes së argjentinasit Samuel, verën e kaluar, u arrit edhe një marrëveshje miqësore se Reali do të ishte i pari në radhë, në rast se Kasano do të nxirrej në shitje. Problemi është se madrilenët ofrojnë vetëm 18 milionë euro, ndërsa Roma kërkon të paktën 25 të tilla. Në gatishmëri është Juventusi, por vështirë se Moxhi do të plotësojë kërkesat ekonomike të Romës. Pëkundrazi, arma e tij mund të jetë bindja e Kasanos për të kaluar në Torino, histori që do të ishte e ngjashme me atë të brazilianit Emerson, i cili dëshironte vetëm Juventusin, duke i shkaktuar humbje të mëdha financiare Romës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›