Kakà: Nëse shënoj gol kundër Milan, nuk do të festoj
Kakà e thotë qartë dhe pa ekuivok para sfidës Real Madrid-Milan në Ligën e Kampioneve: “Nëse shënoj gol kundër Milan, nuk do të festoj, por jam gati të gjuaj edhe një penallti të mundshme, duke parë se në lojë nuk është Kristiano Ronaldo. Do të kërkoj vazhdimisht të shënoj gol, por kam respekt për historinë me Milan”. Fati deshi që braziliani më i mirë i momentit, që deri sezonin e kaluar vishte bluzën e Milanit, të ndeshej që ën sezonin e parë në Champions ndaj ish-skuadrës së tij. Ashtu sikundër Ibrahimoviç ndaj Inter edhe Kaka pritet të lërë pas emocionet duke u përqendruar tek sfida. në konferencën për shtyp ai ka thënë gjithashtu se do të bëjë të pamundurën për të fituar dhe evituar sa më shpjet ish-skuadrën e tij, Milanin. I pyetur nga gazetarët se si do të ndihej nëse Reali i tij do të përballje në finale me Milanin, Kaka pohoi se nuk do ta uronte kurrë një gjë të tillë. “Kam kaluar një periudhë shumë të mirë te Milani, por tani jam një lojtar i Realit ndaj do të bëj të pamundurën për të fituar ndaj tyre. Nuk do të doja që të ndeshesha me Milanin në finalen e Championsit dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë, edhe pse një gjë e tillë ka të ngjarë. Por më e rëndësishme për mua është që Reali të shkojë në finale dhe të fitojë trofeun”, ka pohuar Kaka.
Champions League
Grupi A 20:45 Bordo-Bajern Mynih
20:45 Juventus-Makabi Haifa
Grupi B 18:30 CSKA Moskë-Mançester J.
20:45 Volfsburg-Beshiktash
Grupi C 20:45 Real Madrid-Milan
20:45 Zyrih-Marsejë
Grupi D 20:45 Çelsi-Atl. Madrid
20:45 Porto-APOEL Nikosia