E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria barazon me Qipron në Durrës

 

Në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit është zhvilluar dje takimi miqësor për kombëtaret e moshave U-19 ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros. Ekipi ynë i drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu ka bërë një paraqitje të mirë, pavarësisht që rezultati në fund nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Sulmuesi shkodran Bekim Bala ka qenë autori i golit të vetëm të shënuar nga skuadra jonë kombëtare.

Shqipëri-Qipro 1-1

Shënues: Bala 60’/ Alkiviadou 65’
Kartonë të verdhë: Ruço/ Christofi
Gjyqtar: Servet Bogdani
Shqipëria: Rexhepi, Shehu, Hoxha, Bishaj, Ruço, Koni, Mustafaj, Tushe (Beqiri 77’), Hasani, Sadiku (Sinaj 75’), Bala (Vajushi 64’); Trajner: Ramadan Shehu
Qipro: Z.Mytidis, Christofi (Pantagiotou 70’), Moylazimis, Andreou (Karalambous 86’), Fylaktou, Alkiviadou, Roushias, Michail (N.Mytidis 86’), Manoli (Hadigianou 76’), Theofanus (Vasiliou 64’), Elonomou; Trajner: Zouvani Zouvanis

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›