E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka-Mançester UTD, palët janë takuar

Në Angli vazhdojnë spekulimet rreth transferimit të Kakasë te Mançester Junajtid. Pas Sitit dhe Realit të Madridit, mesfushori mbetet në qendër të merkatos. Sipas "The Sun", skuadra e Sër Aleks Ferguson ka hedhur hapin e parë drejt afrimit të fantazistit brazilian. Tabloidi theksonte se të premten "Djajtë e Kuq" kanë biseduar me lojtarin. Një burim pranë Milanit, shpjegon se negociatat kanë dhënë sinjale pozitive. Nëse Kaka pranon të luajë në "Olld Traford", ai do të përfitojë 35 milionë euro dhe kontratë 5-vjeçare. Nga shitja e 27-vjeçarit, kuqezinjtë do të përfitonin 70 milionë stërlina, ndërsa Junajtid do t‘i shiste Realit portugezin Kristiano Ronaldo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›