E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Te Real Madrid më është rikthyer buzëqeshja

Rrugët e Kakasë dhe Milanit u ndanë këtë verë për t‘u kryqëzuar pas pak kohësh: më datën 21 tetor në stadiumin gjigant spanjoll "Santiago Bernabeu" dhe më 3 nëntor në stadiumin e famshëm të Milanos, "San Siro". Gjithsesi, ish-"Djali i Artë" i kuqezinjve po shijon pesë golat e Realit të Madridit të tij në ndeshjen e së martës ndaj Zyrihut (por ai nuk shënoi asnjë, ndërsa Kristiano Ronaldo realizoi dy, njërin edhe në bashkëpunim me portierin kundërshtar). Në përfundim të takimit ka shprehur disa nga mendimet e tij si lojtar i "blancos" përballë gazetarëve të shumtë, të interesuar për të. "Është një privilegj të luash për një skuadër siç është Reali i Madridit. Kam një dëshirë të madhe të përballem me Milanin, këtu kam rigjetur buzëqeshjen". Në mënyrë të qartë ai nuk ka bërë asnjë akuzë në drejtim të skuadrës, e cila e bëri të madh, e bëri fytyrën e tij të njohur për të gjithë. Por po ashtu është shumë e dukshme, se me bluzën e skuadrës madrilene është i vetëdijshëm se mund të luftojë në nivele shumë më të larta. Më pas Riki Kaka i dedikon një mendim një shokut të tij të vjetër dhe një shoku të ri të skuadrës, të cilët janë kaq të njëjtë me njëri-tjetrin dhe që vazhdojnë të shkëlqejnë, duke shënuar gola ndeshje pas ndeshjeje në Europë: "Jam i kënaqur për golin e Raulit. Ai dhe Inzagi janë në historinë e Championsit. Kapiteni është i pari që udhëheq skuadrën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›