Kaka do mungojë në derbin me Interin
Mesfushori brazilian i Milanit, Rikardo Kaka do të qëndrojë për së paku 15 ditë jashtë fushave, për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e së shtunës përballë Rexhinës. Përveç ndeshjes miqësore të kombëtares së tij me Italinë që do të luhet nesër, fantazisti do të mungojë edhe në derbin e Milanos, kundër Interit. “Raportohet se Kaka ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë. Nga kontrollet e bërë menjëherë pas ndeshjes me Rexhinën u rezultua se ai nuk ka pësuar thyerje, gjithsesi në 15 ditët e ardhshme ai nuk do të jetë në gjendje të aktivizohet,” thuhej në faqen zyrtare të Milanit.