Zaneti: Santon është lideri ynë i ri
Kapiteni i skuadrës kampione të Italisë, Havier Zaneti, u shpreh i kënaqur nga performanca e shokëve të tij në transfertën e Leçes, dhe përgëzoi në mënyrë të veçantë mbrojtësin e ri Davide Santon. “Jemi të lumtur me performancën tonë. Treguam se kemi përqendrim të madh përballë çdo kundërshtari. Ndaj Leçes më pëlqeu edhe performanca e Davide Santonit. Është vetëm 18-vjeç dhe po tregon se është një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Është djalë i bindur që dëgjon këshillat e më të mëdhenjve dhe uroj që së shpejti të jetë në majat e suksesit. Presim që shumë shpejt ai të bëhet një nga futbollistët më të mirë në botë,” tha Zaneti për “Inter TV”.