Tierri Henri sqaron: Pranoj dhe pankinën
Franca
“Kam lexuar gjëra që janë krejtësisht të papranueshme”. Tierri Henri replikon ashpër me mediat franceze, sipas të cilave trajneri Domenek e ka kërcënuar se do ta lërë jashtë 23-shes, nëse nuk do të pranonte të ulej në pankinë. “Nuk e di se nga vijnë këta zëra, komenton ai. Trajneri ka ardhur në Barcelonë vetëm për të më thënë që nuk do të isha titullar dhe e kam pranuar. Në katër muajt e fundit nuk kam luajtur shumë, kam përpara Anelkanë dhe e kam pranuar. Futbolli është pasioni im, por e respektoj vendimin e trajnerit dhe do të bëj më të mirën për skuadrën”.
#