Kaka në "Hall of Fame" te Marakanasë
Kaka në krah të kampionëve të tjerë të mëdhenj të futbollit brazilian. Nuk është vetëm një gjykim i disa fansave të asit të Milanit, por edhe një e dhënë e vulosur me shenjën e lënë nga Kaka në "Hall of Fame" të një prej stadiumeve më të rëndësishëm të botës dhe të Brazilit: "Marakana". Lajmi është bërë publik nga të gjitha mediat kryesore të Brazilit. Po ashtu, Kaka ka qenë i impenjuar dje me Kombëtaren e tij kundër Kolumbisë, në një ndeshje eliminatore për Botërorin 2010.