UCI, nga 2009 me pezullime 4-vjeçare
Çiklistët do të përballen me pezullime 4-vjeçare, në rast se do të jenë përdorues dopingu. Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), Pat Mekuaid, konfirmoi se ndëshkimi për "sportistët hileqarë" do të dyfishohet. "Vazhdoj të përsëris, se dëshiroj që ata (përdoruesit e dopingut) të largohen një herë e mirë nga sporti", tha ai. "Kodi botëror i anti-dopingut parashikon vetëm dënime 2-vjeçare, por, prej janarit 2009, kjo mund të dyfishohet, nëse substancat janë përdorur me vetëdije".