E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka për Lampardin

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 15:16

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho do të mundohet të bind Chelsean për shitjen e mesfushorit Frank Lampard gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas medieve angleze strategu portugez është i gatshëm të përdor Leite Kakan si ‘grep’ për transferimin e yllit anglez në Santiago Bernabeu duke llogaritur interesimin e vazhdueshëm të gjigantit londinez për brazilianin i cili ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid.

Lampard ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Chelsean me pagë prej 150 mijë funte në javë ndërsa Kaka është i lidhur me Realin deri më 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›