Kakavijë, kapet me drogë mësuesi i matematikës
KAKAVIJE – Një mësues matematike ka tentuar të kalojë drejt Greqisë lëndë narkotike të llojit kanabis dhe heroinë.
Kovat me salcë kosi kanë shërbyer si mbulesë e mirë e lëndës narkotike e cila ishte fshehur brenda tyre nga transportuesi. Ka qenë ora 18:00 e ditës së enjte kur në Stacionin Kufitar të Kakavijës, është kapur me 4 kg marijuanë dhe 340 gramë kokainë, 36-vjeçari Arben Kacorri nga Tepelena, mësues i matematikës në shkollën e mesme të përgjithshme “Mustafa Matohiti”. Mësuesi i matematikës kishte për destinacion kryeqytetin grek pasi sipas tij ai po transportonte materiale ushqimore për njerëzit e fisit. Pasi është afruar në postbllokun policor të Kakavijës, Kacorrit i është kërkuar kontroll fizik i automjetit të tij me targë TP 2244 B tip “Benz”. Pasi ka rënë dakord me policinë për të kontrolluar, ai është dorëzuar në fund sepse policët e kontrollit, kanë hapur kovat e mbushura me salcë kosi dhe brenda tyre kanë zbuluar sasinë narkotike. Menjëherë i janë vënë prangat, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.