Kërkohet në gjykatë pezullimi i mjekut
TIRANE - Prokuroria kërkoi dje në Gjykatën e Tiranës vendosjen e masës shtrënguese "pezullim nga detyra në QSUT dhe klinikën
e tij private" për mjekun Xhevahir Hoxhallari, i cili është marrë nën përgjegjësi penale pas vdekjes së 17-vjeçares Matilda Petriti, pas katër operacioneve që bëri në klinikën e tij private në Pogradec. Prokuroria e kërkoi këtë masë sigurie për mjekun Hoxhallari pasi dy ditë më parë i komunikoi atij akuzën e "mjekimit të pakujdesshëm". Pas dorëzimit në gjykatë të kërkesës në ngarkim të mjekut Hoxhallari, kjo iu nënshtrua procedurave të shortit elektronik, ku pas të cilave u përzgjodh gjyqtarja Mimoza Kajo për ta shqyrtuar atë. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që kjo të caktojë seancën e parë për gjykimin e kësaj kërkese të Prokurorisë. Ndërkohë, dje doli për herë të para par gjykatës mjeku Viktor Kotani, ish-shefi i Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, nën akuzën "mjekim i pakujdesshëm". Ky akuzohet të ketë neglizhuar me të aksidentuarin Urim Baçi, i cili humbi jetën edhe pse kishte pak dëmtime. Si pasojë e moskryerjes së vizitës, qelbëzimi i mushkërive të tij, i solli vdekjen. f.m