Kardiologjia pa ngrohje, ankohen të sëmuret
Autori i Lajmit: red.
Nëse festa e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të 2009-ës për të gjithë ka kaluar në ngrohtësinë e tryezave festive, e kundërta ka ndodhur me pacientët e repartit të kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Të shtruar aty prej disa ditësh, pacientët janë përballuar me të ftohtin e acartë. Jashtë kamerave, stafi mjekësor i repartit shprehet se “prej disa kohësh sistemi i ngrohjes me kaldaja është jashtë funksionit”, por kjo sipas tyre është përgjegjësi e drejtorisë qendrore. Ndërkohë mësohet se në ambientet e dhomave të repartit të kardiologjisë, ku ndodhen të shtruar pacientët, përveç të ftohtit mbizotëron edhe lagështia dhe myku. Pyetja që lind pas kësaj situate është “se kur një repart i veçantë do të ofrojë një shërbim më cilësor për vitin 2009, apo pacientët e shtruar, në vend se të gjejnë shërim në këto ambiente do të sëmurën akoma dhe më rëndë”.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009